Lajme

Erna Murturi pas votimit: “E ardhmja jonë nuk vendoset nga heshtja, por nga pjesëmarrja”

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 07 June 2026

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Erna Murturi, ka ushtruar të drejtën e saj të votës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murturi ka theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në përcaktimin e së ardhmes së vendit, duke vlerësuar votën si një mjet për të sjellë ndryshimin.

“Ndryshimi fillon nga secili prej nesh. Unë sapo e kryeva obligimin tim qytetar. E ardhmja jonë nuk vendoset nga heshtja, por nga pjesëmarrja”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Murturi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë, por të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

“Mos rri duarkryq. Dil edhe ti, bëhu pjesë e ndryshimit që duam të shohim”, ka shtuar kandidatja e PDK-së.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy