Lajme

Mbi 2 mijë votues më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, deri në orën 11:34 votuan 163 mijë qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 07 June 2026

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 11:34 në zgjedhjet e sotme kanë votuar 163,329 qytetarë me të drejtë vote, shkruan Gazeta Infokus.

Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, pjesëmarrja deri në këtë fazë rezulton më e ulët. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, deri në orën 11:00, kishin votuar 165,404 qytetarë, apo 8.27 për qind e trupit votues.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 162.439 qytetarë, që përbën rreth 8.29% të votuesve.

-Advertisement-

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga më shumë se 97% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162.439, apo 8.29% nga afro 2 milionë votues”, tha Radoniqi.

Sipas shifrave aktuale, numri i votuesve deri në orën 11:34 është rreth 2,075 votues më i ulët sesa ai i regjistruar në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, pavarësisht se këtë herë votimi është zhvilluar edhe për 34 minuta më shumë.

Ndërkohë, komunat me pjesëmarrjen më të lartë deri tani janë Zveçani (21.59%), Ranillugu (19.22%), Graçanica (19.18%), Mitrovica e Veriut (18.72%) dhe Novobërda (18.09%).

Në anën tjetër, pjesëmarrjen më të ulët e ka shënuar Dragashi me 3.50%, pasuar nga Rahoveci me 4.90%, Klina me 5.13%, Malisheva me 5.38% dhe Skenderaj me 5.94%.

Sa i përket komunave më të mëdha, në Prishtinë kanë votuar 24,948 qytetarë, në Prizren 11,841, në Ferizaj 10,987, në Pejë 9,313, në Gjilan 9,111 dhe në Gjakovë 8,893 qytetarë.

Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha komunat e vendit, ndërsa mbetet të shihet nëse pjesëmarrja do të rritet gjatë orëve të pasdites, kur tradicionalisht regjistrohet fluksi më i madh i votuesve./Gazeta Infokus 

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy