Lajme

Gentrit Murseli falënderon qytetarët pas përmbylljes së fushatës zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 06 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gentrit Murseli, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një mesazh falënderues për qytetarët dhe strukturat e LDK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Murseli theksoi se dhjetë ditët e fundit ishin një vazhdim i rrugës që ai dhe qytetarët e kanë ndërtuar bashkë për mbi dhjetë vjet, duke u bazuar në besim, përkushtim dhe punë të ndershme.

“Një fushatë e shkurtër në ditë, por e pafundme në emocione, në mbështetje, në dashuri dhe besim. Pata fatin t’ju takoj nga afër, të flasim e të diskutojmë, të pajtohemi dhe ndonjëherë edhe të kemi mendime të ndryshme. Kjo është bukuria e demokracisë,” tha Murseli.

-Advertisement-

Ai bëri thirrje që qytetarët të dalin nesër në zgjedhje dhe të votojnë për LDK-në dhe për listën e tij, me numrin 68, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe besimit në vlerat që bashkojnë qytetarët.

“Bashkë kemi ecur edhe këtu. Bashkë do të vazhdojmë rrugën edhe më tutje. Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja,” përfundoi Murseli.

Ndryshe Gentrit Murseli kandidon për deputet me numrin 68 nra radhët e LDK-së në zgjedhjet që do të mbahen nesër (7 qershor)./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy