Lajme

Selman Kolgeci falënderon qytetarët për mbështetjen: Vraniqi jonë, zemra që më dha forcë në çdo rrugëtim

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 06 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci, ka falënderuar qytetarët e fshatrave Vraniqi, Savrovë, Bukosh dhe Popolan për përkrahjen e tyre të pakushtëzuar gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kolgeci tha se mbështetja e dhënë nga vendi i lindjes dhe rrethina i ka dhënë forcë dhe motivim për të vazhduar rrugëtimin drejt fitores së ardhshme.

“Vraniqi jonë, zemra që më dha forcë në çdo rrugëtim. Fshati i lindjes bashkë me Savrovën, Bukoshin e Popolanin sonte na dha zemër, forcë dhe besim. Në këtë vend ku fjala e dhënë ka peshë, e ku mbështetja vjen nga zemra, ndjeva edhe njëherë përgjegjësinë për të vazhduar rrugën tonë bashkë,” tha Kolgeci.

-Advertisement-

Ai shtoi se pikërisht nga ky vend kishte nisur fitore e madhe në zgjedhjet e kaluara dhe se rrugëtimi drejt fitores së radhës vazhdon me të njëjtin energji dhe vendosmëri.

“Vraniqi, vendi im i lindjes, edhe kësaj here dëshmoi besimin e madh dhe mbështetjen e pashoq që ma ka dhënë gjithmonë. Pikërisht nga ky vend nisi një fitore e madhe herën e kaluar, dhe po nga këtu po vazhdon fuqishëm rrugëtimi ynë drejt fitores së radhës. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, respektin dhe besimin tuaj. Me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me njerëzit tanë të mirë, ndryshimi po vj,” përfundoi Kolgeci, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe respektin e treguar.

Ndryshe Selman Kolgeci kandidon për deputet me numrin 74 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy