Lajme

Alisa Jetullahu vlerësohet lartë nga analistët politikë: Nuk janë fjalët për mua që më bëjnë krenare, por është fakti që përmes meje po flitet për rininë

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 06 June 2026

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alisa Jetullahu, është vlerësuar shumë  nga figura të njohura të medias për ndikimin e saj në politikë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar nga zemra për mbështetjen që po merr gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Analisti politik Visar Imeri tha “ALisa Jetullahu një vajzë e re e shkolluar edhe kishte një qasje jashtëzakonisht interesante dhe të dobishme për ndërlidhjen në mes të asaj se çfarë sheh që i duhet rinisë së Kosovës. mendoj që është e rëndësishme që të votohet nga elektorati”.

-Advertisement-

E poashtu edhe analisti Belgzim Kamberi ka deklaruar “Gjithashu edhe Alisa Jetullahu më ka pëlqy si prurje e re dhe për aktivizmin e saj edhe përtej çështjes”.

Jetullahu tha se ajo që e bën më krenare nuk janë fjalët, por fakti që përmes saj po jepet një zë i rëndësishme për të rinjtë.

“Sinqerisht nëse ka diçka që më bën krenare, nuk janë fjalët për mua. Por është fakti që përmes meje po flitet për rininë, për vajzat dhe për një brez që meriton të dëgjohet më shumë,” shkroi Jetullahu.

Mesazhi i saj nënvizon rëndësinë e përfaqësimit të të rinjve dhe angazhimin për t’i dhënë atyre zërin që meritojnë në proceset vendimmarrëse dhe politikën vendore.

Ndryshe Alisa Jetullahu kandidon për deputete me numrin 99 nga radhë e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e saj të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy