Lajme

Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të drejtën e votës para mbylljes së procesit

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 06 June 2026

Ambasada e Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë.

Ambasada ka rikujtuar se kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e votimit, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar të paraqiten në qendrën e votimit brenda afatit të përcaktuar.

Sipas njoftimit, votuesit mund të identifikohen me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të vlefshme të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Autoritetet diplomatike kanë bërë të ditur se vendvotimi do të mbetet i hapur deri në orën 19:00 në ambientet e ambasadës, të vendosura në adresën Tivolska cesta 48, në Lubjanë.

Ambasada ka inkurajuar të gjithë qytetarët e regjistruar që të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar dhe të kontribuojnë në procesin demokratik përmes pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy