Lajme

Alisa Jetullahu ndan pamje nga fushata përmbyllëse: Nëse dikush më pyet çfarë fitova në këtë rrugëtim… Përgjigjja janë këta njerëz

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 06 June 2026

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alisa Jetullahu, ka ndarë pamje nga fushata përmbyllëse e mbajtur mbrëmë me një mesazh të veçantë për mbështetësit e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Në një video të publikuar pas tubimit përmbyllës, Jetullahu e cila kandidon me numrin 99, shprehu falënderimin dhe vlerësimin e saj për qytetarët gjatë gjithë rrugëtimit të fushatës zgjedhore.

“Nëse dikush më pyet çfarë fitova në këtë rrugëtim… Përgjigjja janë këta njerëz,” theksoi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e lidhjes me qytetarët dhe mbështetësit e saj.

-Advertisement-

Ndryshe Alisa Jetullahu kandidon për deputete me numrin 99 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni videon e saj të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy