Lajme

Gentrit Murseli, 68-shi i LDK-së, zëri i qytetarëve, drejt Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 06 June 2026

Pse Gentrit Murseli duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës?

Gentrit Murseli ka nisur rrugëtimin e tij me pasion për dijen dhe zhvillim personal, duke treguar që herët përkushtim dhe vizion të qartë.

Shkollën fillore e përfundoi në “Abaz Ajeti”, ku u dallua si nxënës i shkëlqyer dhe i angazhuar, duke u shpallur njëri nga nxënësit më të mirë të Komunës së Gjilanit dhe duke u nderuar me mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit. Shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin “Zenel Hajdini”.

-Advertisement-

Studimet universitare i mbaroi në drejtimin Studime mbi Integrimet Evropiane, ku u dallua si një ndër studentët më të mirë dhe bursist, ndërsa përgatitjen akademike e vazhdoi në nivel master në Qeverisje Lokale në Universitetin “Kadri Zeka”.

Me gati një dekadë përvojë në përfaqësimin e qytetarëve në nivel lokal, Gentrit Murseli ka ndërtuar një profil të fortë si figurë e re, e angazhuar dhe e afërt me komunitetin.

Gjatë tri mandateve si asambleist në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ai ka fituar besimin e qytetarëve duke qenë njëri nga kandidatët më të votuar, si dhe ka demonstruar përkushtim të jashtëzakonshëm, duke dëgjuar qytetarët, adresuar kërkesat e tyre dhe duke sjellë zgjidhje konkrete për jetën e përditshme.

Në moshën vetëm 21-vjeçare, ai mori besimin e qytetarëve si një nga zërat më të rinj të politikës lokale, dhe që atëherë angazhimi i tij nuk ka ndalur.

Gjatë karrierës së tij, Gentrit Murseli ka mbështetur projekte dhe iniciativa që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qytetit: investime në hapësira publike, përmirësim të infrastrukturës sportive dhe kulturore, qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara, dhe mbështetje për kategori të ndryshme të qytetarëve. Angazhimi i tij ka pasuruar komunitetin dhe ka forcuar lidhjen mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Sot, Gentrit Murseli synon të çojë përvojën dhe energjinë e tij në nivel nacional, me ambicien për të qenë një zë i fuqishëm i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Prioritetet e tij përfshijnë zhvillimin e infrastrukturës kritike, përfundimin e projekteve të rëndësishme për Gjilanin, përmirësimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara, trajtimin institucional të problemeve sociale dhe krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë mes deputetit dhe komunitetit.

Gentrit Murseli po kandidon me një kauzë të qartë për të shtyer përpara cështjet në mbrojtjen e rinisë nga rreziku i madh i narkotikëve dhe krijimin e një qendre të rehabilitimit.

Me kombinimin e përgatitjes akademike, përvojës së pasur lokale, energjisë së re dhe angazhimit të dëshmuar në terren, Gentrit Murseli është zgjedhja e duhur për një përfaqësim të përgjegjshëm, dinjitoz dhe të vazhdueshëm.

Qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës mund të besojnë se me Gentrit Murselin zëri i tyre do të dëgjohet dhe veprimet konkrete do të realizohen.

Artikull promovues.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy