Lajme

Kalim i paligjshëm nga Maqedonia e Veriut, policia ndalon dy të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 06 June 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona të dyshuar në Han të Elezit, pasi të njëjtit dyshohet se po tentonin të kalonin kundërligjshëm kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Rasti ka ndodhur më 5 qershor rreth orës 16:10, kur njësitet policore gjatë patrullimit kanë hasur dhe ndaluar dy të dyshuar meshkuj.

Gjatë verifikimit të identitetit, njëri nga të dyshuarit ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv dhe ndaj tij do të veprohet sipas procedurave ligjore në fuqi. Ndërkaq, i dyshuari tjetër, pas konsultimit me prokurorin kompetent, është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy