Hasanpapaj i përgjigjet sërish Surroit, e fton në debat kudo, edhe në podkastin e tij
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 06 June 2026
Polemika publike mes juristit Bardhyl Hasanpapaj dhe publicistit Veton Surroi rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani ka vazhduar edhe sot.
Pas reagimit të fundit të Surroit, Hasanpapaj ka publikuar një kundërpërgjigje të re me titullin “Dekreti, sporti dhe VAR-i”, ku jo vetëm që mbron sërish interpretimin e tij juridik, por i bën edhe ftesë publike Surroit për debat në çdo format, përfshirë edhe podkastin e tij.
Dr. sc. Bardhyl Hasanpapaj, profesor universitar, jurist dhe analist i njohur, thotë se e vlerëson debatin e zhvilluar deri më tani dhe shpreh gatishmëri për ta vazhduar atë në çdo kohë dhe në çdo platformë.
“E falënderoj z. Surroin për debatin konstruktiv dhe shpreh gatishmëri për një të tillë në çdo kohë dhe format, qoftë edhe në podkastin e tij. Debati i argumentuar është gjithmonë i dobishëm për jetën publike dhe shoqërinë demokratike që e aspirojmë”, shkruan Hasanpapaj.
Në reagimin e tij, ai vlerëson se gjatë polemikës palët kanë diskutuar shpesh nga këndvështrime të ndryshme.
“Unë kam diskutuar një çështje juridike kushtetuese dhe institucionale. Z. Surroi nisi me juridikun, kaloi te politika dhe e përfundoi me letërsinë. Secila fushë ka bukurinë e vet, por ndeshja jonë nisi në terrenin kushtetues”, thekson ai.
Hasanpapaj sqaron se nuk ka argumentuar se dekreti presidencial është kushtetues për shkak se prodhoi sqarim kushtetues, por se Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese dhe se aktgjykimi solli qartësi për një situatë që deri atëherë kishte qenë e paqartë.
Sipas tij, këto janë dy çështje të ndryshme që nuk duhet të ngatërrohen në debat.
Në pjesën përmbyllëse të reagimit, Hasanpapaj i referohet analogjisë së përdorur nga Surroi dhe sjell një krahasim nga sporti.
“Sa për analogjinë me aksidentet dhe semaforët, nuk pretendoj ekspertizë në komunikacion. Por, në sport ndonjëherë një rast i diskutueshëm e shtyn federatën të sqarojë rregullat ose të përdorë VAR-in. Kjo nuk do të thotë se lojtari ka bërë patjetër faull apo ka shkaktuar penallti; vetëm se rregulli kishte nevojë për interpretim përfundimtar. Pikërisht këtë bëri Gjykata Kushtetuese”, shkruan ai.
Hasanpapaj shton se këtë e thotë me respekt për bashkëdebatuesin dhe me bindjen se institucionet kushtetuese kanë folur aty ku duhej të flisnin.
Bardhyl Hasanpapaj është kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me numrin 34 në listën zgjedhore të kësaj partie.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Bardhyl Hasanpapajt.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
































