Lajme

Vjosa Osmani: Siguria energjetike me gazin amerikan është e sigurt vetëm me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 05 June 2026

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një fjalimi në  takimin e fundit të fushatës.

Osmani ka thënë se ndërsa disa mund të tentojnë të relativizojnë rolin e Amerikës, historia dhe fakti tregojnë ndryshe.

“Kur Kosova kishte më së shumti nevojë, Amerika ishte aty. Kur Kosova u çlirua, u pavarësua dhe u ndërtua, Amerika ishte aty. Dhe tani, që Kosova synon sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë, Amerika është përsëri këtu,” tha ajo.

-Advertisement-

Ajo shtoi se SHBA-ja ka qenë pjesë e çdo kapitulli të shtetndërtimit modern të Kosovës: në çlirimin e vendit, në deklaratën e pavarësisë, në Kushtetutën, në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, në njohjet ndërkombëtare, në ndërtimin e institucioneve dhe reformat e brendshme, si dhe në forcimin e ushtrisë dhe policisë së vendit.

Osmani gjithashtu theksoi se partneriteti strategjik i Kosovës me Amerikën siguron që vendi të jetë i sigurt dhe i mbrojtur.

“Aleati ynë amerikan vjen dhe është i sigurt vetëm me LDK-në,” tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

“Kjo aleancë nuk ndalet këtu. Ajo shkon më thellë në zhvillim ekonomik dhe energjetik. Sepse e dini kush po na ndihmon edhe sot në sigurinë energjetike? Amerika! Po pra, prapë Amerika!” përfundoi Osmani./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy