Lajme

Abdixhiku nga tubimi përmbyllës i LDK-së: Bashkë kundër urrejtjes dhe përçarjes, Kosova nuk ka kohë për eksperimente, lësho rrugë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 05 June 2026

Në tubimin përmbyllës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, theksoi unitetin dhe vullnetin e popullit për ndryshim. Ai deklaroi se bashkimi i qytetarëve kundër ndarjes, urrejtjes dhe përçarjes është fitorja e vërtetë e Kosovës.

“Bashkë jemi të pandarë, dhe populli i Kosovës sot është bërë një. Bashkë kundër ndarjes, bashkë kundër urrejtjes, bashkë kundër përçarjes – kjo është fitorja jonë e vërtetë. Sonte populli ynë po i tregon krenarët përçarës, po tregon madhështinë, po tregon urtësinë dhe mbi të gjitha, po tregon vullnetin për të ecur përpara,” tha Abdixhiku.

Ai shtoi se qytetarët janë mbledhur rreth shpresës dhe ëndrrës për ndryshim, dhe jo për përplasje. “Sërish sot, jemi mbledhur rreth lidhjes demokratike të Kosovës – shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës,” u shpreh ai.

-Advertisement-

Duke iu drejtuar qeverisjes aktuale, Abdixhiku theksoi se mundin e tjetrit duhet ta vlerësojmë, por kur nuk ka rezultate, qytetarët duhet të hapin krah. “Kur ke 20 miliardë euro dhe s’ke asnjë projekt si rezultat, kur pas 6 viteve pushtet me 50% fuqi gjen ende ankesë e vajtim, kur premton të njëjtat gjëra që i ke premtuar edhe shumë herë më parë – byro, sigurime shëndetësore, bankë zhvillimore, banesa të reja për qytetarët, fond sovran – i themi: hap krah. Kosova nuk ka më kohë për eksperimente,” theksoi ai./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy