Lajme

Arben Mustafa- Qytetarët kërkojnë ndryshim, PDK premton zgjidhje konkrete

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 05 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka zhvilluar takime në Bresalc, Pogragjë dhe Miresh të Gjilanit, ku qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale në vend.

Në këto takime u diskutua mbi nevojën për punë dhe zhvillim, duke theksuar se qytetarët duan zgjidhje konkrete dhe jo krizë e bllokadë. Mustafa theksoi se PDK, me udhëheqjen e Bedri Hamzës, garanton përkushtim dhe veprime për të adresuar këto sfida.

“Stop krizës! Ndrysho Kosovën,” u shpreh Mustafa, duke bërë thirrje për mbështetje qytetare dhe pjesëmarrje aktive në ndryshimin e vendit.

-Advertisement-

Kujtojmë se Arben Mustafa në këto zgjedhje kandidon me numrin 8 në listën e PDK-së.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy