Lajme

Uran Ismajli: Regjimi i Albin Kurtit duhet të përfundojë, keq-qeverisja duhet të shkojë në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 05 June 2026

Në një video reagim të fortë, kandidati për deputet Uran Ismajli ka kritikuar fuqishëm qeverisjen e Albin Kurtit duke thënë se ka lejuar varfëri pavarësisht një buxheti rekord prej 20 miliardë eurosh, dhe i quan aleatët “naivë” e “të rrezikshëm”.

“Bashkë e kemi ngritur Kosovën, bashkë do ta ndalim krizën,” thekson Ismajli, duke bërë thirrje që qytetarët të votojnë PDK 125 për të rivendosur drejtësi, transparencë dhe kontroll mbi pushtetin politik.

Ai i ka përmendur të gjitha problemet që i erdhën qytetarëve si pasojë e kësaj qeverisje, duke thënë se Kosova është në rrezik andaj këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për të vendosur për fatin e saj.

-Advertisement-

“Ky është momenti për të ndaluar monopol politik dhe për të sjellë ndryshim të vërtetë në vend.”

#PDK125 #UranIsmaili2 #BedriHamza1 #NdryshoKosoven

Ndiqni videon:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy