Lajme

Panduri dhe Kamberi për kandidatin e LDK-së, Festim Kabashin: Festimi ka sjellë qartësi dhe organizim të jashtëzakonshëm në komunikimin me mediat

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 05 June 2026

Në emisionin Debat Plus, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Festim Kabashi, u vlerësua nga figura të njohura të medias për ndikimin e tij në përmirësimin e komunikimit dhe organizimit të partisë.

Moderatori Ermal Panduri tha se LDK në Komunën e Kosovës ka pasur gjithmonë sfida në komunikim me mediat, por që nga ardhja e Kabashit çdo gjë ka ndryshuar. “Lidhja Demokratike e Kosovës kishte një problem permanent në komunikim me media. Para se të vinte Festim Kabashi, duhej të thirreshin 25 njerëz vetëm që të merrte pjesë një person. Festimi e ka rregulluar këtë punë,” theksoi Panduri.

Ndërsa analisti Belgzim Kamberi shtoi: “Festim Kabashin e kisha votuar un përherë. Ai ka sjellë qartësi dhe organizim të jashtëzakonshëm në raportimin dhe komunikimin e partisë.”

-Advertisement-

Festim Kabashi do të garojë për deputet me numrin 41 në zgjedhjet e 7 qershorit, duke synuar të sjellë risi dhe efikasitet në aktivitetin politik dhe komunikimin publik të LDK-së./GazetaInfokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy