Lajme

Fidan Smaili: Kosova ka nevojë për përfaqësim të dinjitetshëm dhe të profesionalizuar

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 05 June 2026

Fidan Smaili, kandidati i PDK-së për deputet me numrin 110, ka përmbyllur takimin me strukturat e partisë nga Janjeva dhe Akllapi.

Sipas përfundimeve të takimit, është theksuar nevoja për mobilizim më të mirë në mënyrë që Kosova të ketë përfaqësim të dinjitetshëm, të mbështetur në eksperiencë dhe profesionalizëm.

“Kosovës i duhet një përfaqësim që të garantojë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme për qytetarët, të bazuar në profesionalizëm dhe përvojë,” ka thënë Smaili.

-Advertisement-

Kandidati për deputet nga PDK, Fidan Smaili, vlerësoi strukturën dhe përgatitjen e partisë për të dhënë rezultate konkrete për qytetarët.

Sipas Smailit:“PDK ka listë dhe ekipë me kandidatët më profesional të përfaqësimit dhe poashtu ka vullnetin, dijen dhe guximin për të filluar dhe mbaruar projekte të mëdha kapitale.”

 

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy