Lajme

Gega me kritika për mos punën e qeverisë në infrastrukturë: Studençani në 90-en me investime vetanake ka bërë më shumë investime

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 05 June 2026

Kandidati për deputet nga PDK, Arben Gega, ka folur për investimet dhe sfidat infrastrukturore në fshatin Studençan, duke rikujtuar kontributin e banorëve gjatë viteve ‘90 për zhvillimin e ujësjellësit me stacion pompimi.

E që sipas tij në atë kohë, Studençani ka bërë më shumë investime se sa qeveria Kurti për 6 vjet qeverisje me buxhetin dhe mjetet e sotme.

Gega thekson se në ndërkohë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti gjatë 6 viteve të fundit ka ndërtuar vetëm urën e Staradranit dhe kanalin e ujitjes në Lupq.

-Advertisement-

“Nuk e meritojmë si popull këtë qeverisje!”, tha Gega, duke shtuar se përvoja dhe angazhimi i tij do të shërbejnë për të sjellë zgjidhje konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy