“99 arsye i keni kësaj radhe me votu ma mirë, bravo Alisa”- Rrezarta Krasniqi mbështet 99-shin e LDK-së, Alisa Jetullahu
Autori: Gazeta inFokus
10:12 | 05 June 2026
Ish-deputetja Rrezarta Krasniqi ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidaten për deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alisa Jetullahu.
Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan: “99 arsye i keni kësaj radhe me votu ma mirë, bravo Alisa”.
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alisa Jetullahu, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që po merr gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se besimi i qytetarëve është një përgjegjësi e madhe, shkruan Gazeta Infokus.
“Kur dëgjon njerëzit që besojnë tek ti, e kupton sa e madhe është përgjegjësia për të mos i zhgënjyer. Mirënjohëse pa fund”, ka shkruar Jetullahu.
22-vjeçarja, e cila garon me numrin 99 në listën e LDK-së, ka marrë mbështetje dhe vlerësime nga figura të ndryshme publike dhe politike.
Moderatorja Zana Avdiu e ka cilësuar Jetullahun si një zë të ri me fokus të veçantë te rinia, arsimi dhe punësimi:
“Alisa Jetullahu është vetëm 22 vjeçe. Sot ajo është kandidate me numër 99 në listën e LDK-së. Ajo ka një fokus të madh tek rinia, kushtet për arsim, avancim e punësim. Në Kuvend na duhen të rinj e të reja si Alisa, që nuk ndalen te ankesat, por i kthejnë ato në veprim”, është shprehur Avdiu.
Edhe ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kandidaturën e Jetullahut:
“Alisën e kemi kandidate të jashtëzakonshme dhe përfaqësuese të rinisë dhe të grave”, ka deklaruar Osmani.
Ndërkaq, gazetari Shkelzen Dakaj ka vlerësuar paraqitjen e saj gjatë fushatës:
“Alisa është një vajzë 22-vjeçare që në javët e fundit ka bërë diferencën me kandidatët e tjerë me mënyrën se si përfaqëson të rinjtë. Emri i saj po përmendet gjithandej në tubimet e LDK-së dhe mund të shërbejë si model për të rinjtë që kërkojnë përfaqësim dhe angazhim politik, është jashtëzakonisht e mirë”, ka thënë Dakaj.
Ndërkohë, Lutfi Haziri ka shprehur mirëseardhjen e tij për kandidaten e re, duke e përfshirë atë në mesin e figurave që po marrin vëmendje gjatë fushatës:
“Atëherë në fund e pash Alisën edhe ajo është e mirëseardhur në Gjilan”, ka thënë Haziri.
Jetullahu konsiderohet një nga kandidatet më të reja në garën zgjedhore, me fokus të deklaruar në çështjet që lidhen me rininë, arsimin dhe mundësitë për zhvillim profesional në Kosovë.
Kujtojmë se Alisa Jetullahu kandidon me numrin 99 në listën e LDK-së./GazetaInfokus


T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...






































