Lajme

Mushtishti, Dubrava, Sallagrazhda, Sopija, Maqiteva, Delloci e Dvorani, sonte na hapën zemrën”- Selman Kolgeci ndan momente nga takimet me qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 05 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci, ka publikuar pamje nga takimet e fundit me qytetarët në disa komuna, duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe energjinë që i kanë dhënë.

Sipas Kolgecit, gjatë këtyre takimeve shihet qartë shpresa e qytetarëve, dashuria për vendin dhe vullneti për të çuar përpara Kosovën me dinjitet dhe përkushtim. Ai ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve dhe të qëndrimit pranë tyre për të sjellë ndryshime reale në komunitet.

“Mes njerëzve të këtij vendi ndjehet forca e fjalës së sinqertë, respekti për njëri-tjetrin dhe besimi se ditë më të mira po afrohen. Në çdo takim me ju shohim shpresën që nuk është shuar kurrë, dashurinë për vendin dhe vullnetin për ta çuar Kosovën përpara me dinjitet e përkushtim,” ka thënë Kolgeci.

-Advertisement-

Kujtojmë se Selman Kolgeci në këto zgjedhje kandidon me numrin 74 në listën e LDK-së./GazetaInfokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy