Lajme

99-shi i LDK-së, Alisa Jetullahu: Sonte e ndjeva forcën e qytetit tim, Podujeva dëshmoi veten 99 herë më fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 04 June 2026

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alisa Jetullahu, ka falënderuar qytetarët e Podujevës për mbështetjen dhe energjinë e treguar në tubimin zgjedhor.

Jetullahu tha se tubimi ishte dëshmi e besimit dhe bashkimit të Podujevës.

“Podujevë, sonte më latë pa fjalë. Faleminderit pafund për dashurinë, energjinë dhe besimin që e dëshmuat edhe sonte. Kjo nuk ishte vetëm një pjesëmarrje e madhe. Kjo ishte një dëshmi se Podujeva di të bashkohet kur beson”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Jetullahu ka shtuar se gjatë mbrëmjes e ka ndjerë më shumë se kurrë forcën e qytetit të saj.

“Podujeva dëshmoi veten 99 herë më fuqishëm”, ka shtuar kandidatja e LDK-së.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy