Lajme

Smajli i reagon Kurtit: Ja 15 arsyet pse një i ri nuk duhet të të votojë

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 04 June 2026

Gjatë një tubimi me të rinjtë, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, u pyet nga një person se çfarë do t’i thoshte një të riu që do të thoshte se nuk do të votonte Vetëvendosjen.

Përgjigjja e Kurtit ishte e thjeshtë dhe e shkurtër: “PSE?”- duke mos dhënë asnjë arsye konkrete.

E për këtë ka reaguar gazetarja Hateme Smajli, duke theksuar se Kurti duhej të shpjegonte arsyet reale për rritjen e çmimeve të shportës së produkteve esenciale, çmimin e energjisë dhe ujit, dështimin e projekteve madhore si stadiumi kombëtar, mungesën e transparencës dhe rritjen e papunësisë, si dhe mos-drejtpërdrejtësinë ndaj nevojave të rinisë.
Ajo shtoi se lista e problemeve është e gjatë dhe qytetarët meritojnë përgjigje konkrete, jo një pyetje të thjeshtë.
Postimi i plotë:

Në vend se të qeshnit kur pyet “PSE?!”, me kaq vetëbesim duhej t’i thoshit:

-Advertisement-

Se çmimet e shportës së produkteve esenciale janë rritur deri në qiell.

Se çfarë mund të bleje me 100 euro para 6 vitesh, sot nuk mund të blihet as gjysma e tyre.

Se çmimi i rrymës është katërfishuar.

Se çmimi i ujit është rritur ndjeshëm.

Se paketat ekonomike dhe ndihmat sociale shpesh nuk arrijnë tek ata që kanë nevojë.

Se premtoje rritje të punësimit, por ndodhi krejt e kundërta.

Se premtimet për arsim cilësor nuk u përmbushën.

Se stadiumi kombëtar nuk u ndërtua as pas 6 vitesh.

Se për 6 vite nuk pamë asnjë investim madhor për të cilin do të mbahesh mend.

Se një shtet nuk mund të mbahet vetëm me pako ekonomike dhe lemosha.

Se sulmove vazhdimisht mediat dhe gazetarët.

Se transparenca, llogaridhënia dhe bashkëpunimi me gazetarët kanë qenë zero.

Se shitjet E aseteve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit u bënë pa tender, edhe kur ke premtuar menjëherë shuarjen.

Se familjarët nuk u lanë vetëm për dasma por institucionet u mbushën me ta.

Se bordet u mbushën me militantë, dosta e familjarë.

Se tu besua qeverisja DHE e shkele me këmbë besimin.

Se nuk ke bërë asgjë për rininë.

Se nuk krijove përspektivë dhe nuk ndale ikjen e njerëzve.

Se premtimet ashtu siç the edhe vetë i përmbyse nuk i përmbushe.

LISTA ËSHTË E GJATË VAZHDOJENI JU!

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy