Lajme

Alisa Jetullahu: Kur dëgjon njerëzit që besojnë tek ti, e kupton sa e madhe është përgjegjësia për të mos i zhgënjyer

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 04 June 2026

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Alisa Jetullahu, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që po merr gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se besimi i qytetarëve është një përgjegjësi e madhe, shkruan Gazeta Infokus.

“Kur dëgjon njerëzit që besojnë tek ti, e kupton sa e madhe është përgjegjësia për të mos i zhgënjyer. Mirënjohëse pa fund”, ka shkruar Jetullahu.

22-vjeçarja, e cila garon me numrin 99 në listën e LDK-së, ka marrë mbështetje dhe vlerësime nga figura të ndryshme publike dhe politike.

-Advertisement-

Moderatorja Zana Avdiu e ka cilësuar Jetullahun si një zë të ri me fokus të veçantë te rinia, arsimi dhe punësimi.

“Alisa Jetullahu është vetëm 22 vjeçe. Sot ajo është kandidate me numër 99 në listën e LDK-së. Ajo ka një fokus të madh tek rinia, kushtet për arsim, avancim e punësim. Në Kuvend na duhen të rinj e të reja si Alisa, që nuk ndalen te ankesat, por i kthejnë ato në veprim”, është shprehur Avdiu.

Edhe ish Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kandidaturën e Jetullahut.

“Alisën e kemi kandidate të jashtëzakonshme dhe përfaqësuese të rinisë dhe të grave”, ka deklaruar Osmani.

Ndërkaq, Shkelzen Dakaj ka vlerësuar paraqitjen e saj gjatë fushatës, duke thënë se ajo ka arritur të dallohet në mesin e kandidatëve të tjerë.

“Alisa është një vajzë 22-vjeçare që në javët e fundit ka bërë diferencën me kandidatët e tjerë me mënyrën se si përfaqëson të rinjtë. Emri i saj po përmendet gjithandej në tubimet e LDK-së dhe mund të shërbejë si model për të rinjtë që kërkojnë përfaqësim dhe angazhim politik, është jashtëzakonisht e mirë”, ka thënë Dakaj.

Ndërkohë, Lutfi Haziri, ka shprehur mirëseardhjen e tij për kandidaten e re, duke e përfshirë atë në mesin e figurave që po marrin vëmendje gjatë fushatës.

“Atëhërë në fund e pash Alisën edhe ajo është e mirëseardhur në Gjilan”, ka thënë Lutfi Haziri.

Jetullahu konsiderohet një nga kandidatet më të reja në garën zgjedhore, me fokus të deklaruar në çështjet që lidhen me rininë, arsimin dhe mundësitë për zhvillim profesional në Kosovë./GazetaInfokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy