Lajme

Kosova në tryezën e sigurisë globale: FSK merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 04 June 2026

orca e Sigurisë së Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e 22-të Ndërkombëtare të Liderëve të Lartë të Nënoficerëve Senior (ICC 2026), e cila po mbahet në Shkollën e NATO-s në Oberammergau të Gjermanisë.

FSK në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përfaqësohet nga Rreshteri Major OR9 Ilir Rama, i cili po merr pjesë krahas liderëve të lartë ushtarakë nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere.

Konferenca, e organizuar nga Komanda Aleate e NATO-s për Transformim (ACT), ka në fokus sfidat aktuale të sigurisë globale, prioritetet strategjike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake.

-Advertisement-

Gjatë punimeve të konferencës, Rreshteri Major Rama ka zhvilluar takime me homologë nga vende të ndryshme, duke shkëmbyer përvoja dhe praktika mbi zhvillimin profesional të nënoficerëve dhe rolin e tyre në strukturat moderne ushtarake.

“Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i nënoficerëve mbetet një nga shtyllat kryesore të forcimit të kapaciteteve tona operacionale dhe të modernizimit të FSK-së”, është theksuar gjatë prezantimit të vizionit të Komandës së FSK-së në konferencë.

Sipas njoftimit të FSK-së, pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar shërben si mundësi për thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Shkëmbimi i mësimeve të nxjerra nga operacionet ndërkombëtare dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate dhe partnere janë thelbësore për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë”, u tha në kuadër të diskutimeve të konferencës.

Në konferencë po trajtohen gjithashtu përvojat nga operacionet ndërkombëtare, sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin mes vendeve aleate dhe partnere, me qëllim avancimin e stabilitetit dhe sigurisë globale.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy