Lajme

Bardhyl Hasanpapaj takon qytetarët në Dardani: Më 7 qershor, bashkë fitojmë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, me numër 34 në listë, ka zhvilluar një takim me qytetarë në lagjen Dardania, ku ka falënderuar të pranishmit për pritjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë fushatës elektorale.

Hasanpapaj e ka cilësuar atmosferën e krijuar si plot energji dhe entuziazëm për fitore, duke theksuar se ishte kënaqësi dhe privilegj të prezantohej para qytetarëve si kandidat i Degës IV të LDK-së, shkruan Gazeta Infokus.

“Dardania mbrëmë ishte plot energji fituese. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen. Ishte kënaqësi e privilegj të prezantohem para jush si kandidat i Degës IV dhe të ndajmë bashkë rrugën drejt fitores”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Në përmbyllje të mesazhit të tij, Hasanpapaj ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur besimin se fitorja mund të arrihet përmes angazhimit dhe mbështetjes së përbashkët.

“Më 7 qershor, bashkë fitojmë!”, ka theksuar kandidati i LDK-së.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj, kandidon me numër 34 në listën zgjedhore të LDK-së.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy