Lajme

Arben Mustafa: Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga radhët e Partis Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke vlerësuar se vendi po përballet me kriza të njëpasnjëshme dhe mungesë stabiliteti institucional, shkruan Gazeta Infokus.

Musata ka deklaruar se “nga bllokada në bllokadë e nga kriza në krizë” është realiteti i qeverisjes aktuale, duke shtuar se kësaj gjendjeje duhet t’i vihet fund më 7 qershor.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, zhvillim ekonomik dhe institucione funksionale, duke shprehur bindjen se këto objektiva mund të arrihen përmes qeverisjes së PDK-së.

-Advertisement-

“Stop krizës. Ndrysho Kosovën!”, është mesazhi që Musata ka përcjellë në kuadër të fushatës së tij politike.

Sipas tij, qytetarët meritojnë një qeverisje që ofron siguri, zhvillim dhe perspektivë për të ardhmen e vendit./Gazeta Infokus

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy