Lajme

“Suhareka nuk do të mbetet më në harresë”-Selman Kolgeci takon banorët e disa fshatrave të komunës

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Selman Kolgeci, ka vazhduar takimet me qytetarët në Semetisht, Peqan, Nishor, Kasterrc, Breshanc, Studençan dhe Samadrexhë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e këtyre vendbanimeve, Kolgeci prezantoi vizionin dhe programin qeverisës të LDK-së, duke theksuar se ai është hartuar nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe po gjen mbështetje në gjithë Kosovën.

“Ky program, i ndërtuar me profesionalizëm dhe përkushtim nga ekspertët më të mirë të vendit, po gjen mbështetje e besim tek qytetarët anembanë Kosovës”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Kolgeci tha se Suhareka meriton më shumë investime dhe vëmendje institucionale, duke premtuar se me qeverisjen e LDK-së qyteti nuk do të lihet pas dore.

“Suhareka meriton më shumë vëmendje, më shumë investime dhe më shumë përkrahje. Me qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, qyteti ynë nuk do të mbetet më në harresë”, u shpreh ai.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy