Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?
Autori: Gazeta inFokus
12:48 | 16 Maj 2026
Nga vendi i prodhimit e deri në tryezën e konsumatorit, ushqimet duhet të kalojnë një zinxhir të kontrollit të cilësisë, por zakonisht ka një dyshim se sa të sigurta janë produktet që konsumohen nga tregu i Kosovës.
Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, profesori i Teknologjisë Ushqimore, Valdet Gjinovci, thotë se të gjitha produktet të cilat importohen, në bazë të analizës së riskut i nënshtrohen edhe kontrollit të detajuar të tyre sa i përket sigurisë, së pari ana dokumentare, pastaj edhe analizat e ndryshme laboratorike.
Ai pohon se duhet informim i menjëhershëm i publikut për çdo gjetje që lidhet me rrezikshmërinë e mundshme të ushqimeve.
Në lidhje me rastet kur për një produkt ushqimor ngrihet alarm dyshimi në shtetet e tjera, Gjinovci thotë se edhe institucionet në Kosovë kryejnë kontrolle kur ai produktet shitet edhe në vend.
“Po të kishte produkt të tillë, domethënë nga ai lot i cili është raportuar në një shtet, menjëherë do të merreshin veprime sa i përket kontrollit të tyre dhe largimit të tyre të produkteve nga tregu”, tregon ai.
Si ish-kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Gjinovci thekson se publiku duhet të informohet për të mënjanuar pasigurinë tek konsumatorët.
Kontrolli i pemëve dhe perimeve të importuara
Gjinovci thotë se nga pemët dhe perimet që importohen, merren mostrat në mënyrë rutinore për kontroll, kur ekziston dyshimi për mbetje të pesticideve.
Ai thekson se këto kontrolle janë të planifikuara dhe realizohen gjatë gjithë vitit, duke u bazuar në sezon dhe vlerësime të riskut nga autoritetet kompetente.
Një nga elementët më të rëndësishëm për sigurinë ushqimore, sipas Gjinovcit, mbetet etiketimi i produkteve.
“Etiketimi i produktit është si një letërnjoftim i tij, dhe lidhja kryesore me konsumatorin”, thotë ai në 5 pyetje të REL-it, duke sqaruar se kjo i mundëson blerësit të kuptojë përbërjen, origjinën dhe afatin e përdorimit të produktit.
Sipas tij, leximi i etiketës është hapi i parë që konsumatorët duhet ta bëjnë për ta mbrojtur veten nga produktet ushqimore të pasigurta.
Kontrolli i pemëve dhe perimeve të importuara
Si një nga sfidat kryesore në Kosovë, Gjinovci përmend numrin e kufizuar të inspektorëve që merren me kontrollin në terren.
Ai thotë se zhvillimi i industrisë ushqimore në Kosovë kërkon më shumë kapacitete institucionale për mbikëqyrje dhe këshillim.
“Në Shqipëri është numri i madh i inspektorëve, në Maqedoni [të Veriut] gjithashtu, mirëpo në Kosovë çalojnë për sa i përket numrit të inspektorëve, të cilët merren me kontrollin e sigurisë së ushqimit dhe monitorimin i këtij procesi në përgjithësi”, shprehet Gjinovci.
Vetëdija e konsumatorëve
Në fund, Gjinovci thekson se vetëdija e qytetarëve për sigurinë ushqimore është në rritje, por ende kërkon kujdes dhe informim të vazhdueshëm.
Ai apelon që konsumatorët të jenë të vëmendshëm ndaj etiketave, kushteve të ruajtjes dhe vendit të blerjes së produkteve, sidomos në periudha me temperatura të larta dhe në prag festash, kur rreziku për prishje të ushqimeve është më i madh./REL/

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...



































