Ekonomi

Ministri Murati: Opozita s’e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 25 April 2026

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ pasi nuk kanë mundur që të shtyjnë me procedurë të përshpejtuar rishikimin e buxhetit.

Murati ka thënë se ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin në vlerë prej 200 milionë eurove.

“Sot opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit.Ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove. Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy