“I dua më së shumti”, Gjesti mesazh fansave: Do kthehem, s’do ju lë vetëm kurrë
Autori: Gazeta inFokus
15:04 | 30 March 2026
Gjatë ditës së sotme, Gjesti ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “Onima”.
Avokati i artistit, Artan Çerkini ka bërë të ditur se klientit të tij i janë shitur të drejtat e autorit, dhe siç tha ai, të tjerët kanë përfituar në emër të tij.
“Janë të drejta që i takojnë ekskluzivisht autorit. Gjesti na ka paraqitur një kontratë në bazë të cilës janë shitur të drejtat e autorit. Ai asnjëherë nuk ka qenë në dijeni të kësaj kontrate dhe as nuk e ka parë më herët. Këto veprime në atë kontratë përbëjnë vepër penale. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje dhe prova shtesë për çkado që është e nevojshme. Mirëpresim fillimin e hetimeve, dhe personat përgjegjës të dënohen sipas ligjit”, deklaroi avokati para mediave.
Ndërkohë Gjesti u premtoi fansave se së shpejti do të sjellë projekte të reja, derisa ua bëri me dije se i do shumë.
“I dua më së shumti, janë të çmendur, kurrë nuk më kanë lënë vetëm, as unë kurrë s’do t’i lë. Ju dua më së shumti”, u shpreh këngëtari, fitues i BBVA vitin e kaluar.

T� tjera
-
Thellohet papërgjegjësia institucionale: Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë...
-
Ajrina Gashi denoncon poshtërimin sek*sual nga ish-kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it: Prokuroria e hodhi poshtë rastin
Ish-zyrtarja shtetërore, Ajrina Gashi-Hamdiu ka ndarë një ngjarje për publiku...
-
Rama përsërit ftesën për dialog, protesta studentore hyn në ditën e 16-të
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe të rin...
-
Ministria e Fitore Pacollit gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar...
-
Drejtori i AKI-së raporton para deputetëve me dyer të mbyllura
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovë...
-
Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i është bashkuar reagimit të Grupit për S...
-
Pesë raste të dhu*nës në familje në raportin 24-orësh të Policisë – gra të kërcënuara e të sulmuara, një i dyshuar në arrati
Dhuna në familje vazhdon të jetë një shqetësim serioz në Kosovë. Vetëm në rap...
-
E kërcë*noi dhe e sul*moi fizikisht partneren në Gjakovë, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari
Një grua në Gjakovë ka raportuar se është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht nga...
-
E kanosi ish-bashkëshorti, gruaja kërkon ndihmën e Policisë në Pejë- i dyshuari ende në arrati
Një grua në Pejë ka raportuar në Polici se është kanosur nga ish-bashkëshorti...
-
Ushtroi dhu*në psikike ndaj nënës së tij, arrestohet një burrë në Gjilan
Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikik...
-
Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ...
-
Rasti i Arlindës, Musliu: Asnjë organizator nuk ka të drejtë ta privatizojë revoltën e qytetarëve
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me ...

































