Nga 1.12 në 1.74 euro – Ymeri propozon masa konkrete si mundet qeveria t’u lehtësojë qytetarëve barrën nga kriza e naftës
Autori: Hateme Smajli
17:27 | 23 March 2026
Qytetarët po përballen me një rritje të vazhdueshme të çmimit të naftës në vend pas zhvillimeve të fundit në botë.
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme duke arritur deri në 1 euro e 74 cent për litër, nga rreth 1.12 euro sa ishte më herët, duke rritur presionin mbi qytetarët dhe ekonominë.
Në një intervistë për Gazetën Infokus, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka paraqitur një sërë masash konkrete që mund të marrë sipas saj qeveria e Kosovës dhe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e barrës për qytetarët.
Ajo thekson se zgjidhja më efektive është subvencionimi i targetuar për sektorët jetikë si, transporti publik, bujqësia, KEK-u, bizneset prodhuese dhe përpunuese, shëndetësia dhe emergjencat.
“Akciza ka ndikim më të menjëhershëm sepse është vlerë fikse për litër, por propozimi im konkret është subvencionimi i targetuar. Nuk mund të trajtohet njëjtë transporti publik me shfrytëzimin e makinës për qejf. Shteti duhet të ndihmojë aty ku është jetike: te transporti publik, bujqësia, KEK-u, bizneset prodhuese, përpunuese. Gjithashtu të mos harrojmë sektor si emergjencat, shëndetësia publike. Kjo siguron që të mos rritet çmimi për kategori kyqe dhe kostoja e prodhimeve tona vendore”, ka thënë Ymeri.
Deputetja Ymeri ka kërkuar gjithashtu që shteti të ndërmarrë hapa strategjikë për menaxhimin e krizës dhe sigurinë energjetike.
“Shteti duhet të lëvizë përtej ‘çmimeve tavan’ që po shihet se s’janë zgjidhje, duke ndërmarrë këto hapa: Shqyrtimi i rezervave: Të krijohet një plan i mirëfilltë për rezervat shtetërore dhe private. Duhet ta dijmë si do t’ia bëjmë si shtet nëse mbetemi pa import për 2 javë”, ka thënë ajo për Infokus.
Ajo ka theksuar edhe nevojën për bashkëpunim me industrinë e naftës, duke treguar se tashmë ka iniciuar hapa konkretë:
“Dialog me sektorin: Të ulemi me shoqatën e naftarëve për të parë perspektivën e tyre dhe kufizimet reale, në vend të vendimeve të njëanshme që nuk sjellin efekt afatgjatë. FYI une vet i kam ftuar ata edhe kane mbet me m tregu sot kohen e takimit.”
Sa i përket uljes së TVSH-së, deputetja e LDK-së shprehet qartë kundër përdorimit të saj si masë e menjëhershme, duke paralajmëruar për rreziqet.
“Ulja e TVSH-së nuk është domosdoshmërisht zgjidhje reale në këtë fazë. Situata jonë aktualisht ndryshon nga ajo e Maqedonisë së Veriut dhe TVSH-ja duhet të shihet si ‘plumbi i fundit’. Pa një plan efektiv, e as strategji, kur nuk ka as staf e taskforce per kontrolle, ulja e saj rrezikon të përpihet si profit nga shitja dhe të mos reflektohet fare në xhepin e qytetarit.”
Ajo shton se edhe skenarët ekstremë nuk japin garanci për zgjidhje:
“Për më tepër, nëse sot heqim TVSH-në dhe çmimi shkon në 3 Euro, cila do jete zgjidhja tjetër? As heqja totale e TVSH-së nuk e zgjidh krizën nëse shteti nuk ka rezerva të mjaftueshme as plan.”
Rritja e çmimit të naftës mbetet aktualisht një ndër sfidat kryesore ekonomike në vend, ndërsa masat që do të duhej të ndërmerreshin nga institucionet do të ishin vendimtare për lehtësimin e barrës për qytetarët dhe bizneset./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































