Konflikti në Lindjen e Mesme kërcënon ekonominë globale, edhe Kosova do të ketë pasoja
Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 03 March 2026
Tensionet e shtuara dhe përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po shkaktojnë alarm në tregjet ndërkombëtare dhe po rrisin pasigurinë ekonomike në mbarë botën.
Përtej rrezikut për sigurinë globale, zhvillimet e fundit po shihen gjithnjë e më shumë si kërcënim serioz për stabilitetin ekonomik, sidomos për shkak të rolit kyç që ky rajon ka në furnizimin botëror me energji.
Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve paralajmërojnë se bota mund të jetë në prag të një krize të re ekonomike, me pasoja të ngjashme me ato të krizave të mëparshme globale.
Në këtë kontekst, Kosova shihet si veçanërisht e ekspozuar ndaj këtyre zhvillimeve, për shkak të varësisë nga importet, mungesës së rezervave strategjike dhe paqëndrueshmërisë së brendshme politike.
Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se ndikimi i krizës globale do të reflektohej drejtpërdrejt në koston e jetesës së qytetarëve dhe në vështirësitë e bizneseve vendore, duke rritur shqetësimet për stabilitetin ekonomik të vendit në muajt në vijim.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe serioz në ekonominë e Kosovës, përmes rritjes së çmimeve dhe inflacionit.
“Impakti i saj është ekonomik pasi që kur bllokohet ngushtica Hurmuzit e ki kalon 20% e naftës botërore”, tha ai.
Sipas Rafunës, ndikimi kryesor i këtij konflikti është ekonomik, veçanërisht në rast se bllokohet Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon mbi 20 për qind e naftës botërore.
“Pa dyshim që kjo sjell rritje të çmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe rritje inflacioni, dhe ne si shtet i ri këtë impakt mund ta kemi”, ka deklaruar Rafuna.
Ai ka sqaruar se ky konflikt ndikon pothuajse në të gjitha çmimet, pasi rritja e kostos së energjisë dhe e derivateve të naftës reflektohet në zinxhirin e prodhimit dhe të furnizimit.
“Kur rritet çmimi i rrymës dhe i naftës, rriten të gjitha produktet, sepse këto rritje pasqyrohen edhe në tregun botëror, për shkak të çrregullimit të ofertës dhe kërkesës”, ka theksuar ai.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po e shtyn ekonominë globale drejt një krize të re të madhe, ndërsa Kosova po e përballon këtë situatë në rrethana të pafavorshme politike dhe ekonomike.
Sipas Gërxhaliut, shumë ekspertë ndërkombëtarë tashmë kanë paralajmëruar se ky vit mund të shndërrohet në një vit krize ekonomike të përmasave të vitit 2008, duke theksuar se zhvillimet e fundit kanë ndryshuar rrënjësisht realitetin global.
Ai ka kritikuar situatën e brendshme politike në Kosovë, duke theksuar se vendi po e pret këtë krizë pa stabilitet institucional.
“Derisa vendet tjera po luftojnë për t’i minimizuar problemet dhe ndikimet e kësaj krize globale, ne në Kosovë kemi garë politike dhe mungesë stabiliteti politik. Kjo luftë dhe kjo krizë e gjen Kosovën në një moment shumë të pavolitshëm”, ka thënë Gërxhaliu.
Duke folur për energjinë dhe tregtinë globale, ai ka vënë në pah rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, të cilën e ka cilësuar si arterien kryesore të furnizimit me naftë për ekonomitë e zhvilluara, raporton FrontOnline.
“Ngushtica e Hormuzit është arteria kryesore e vendeve të zhvilluara dhe nyja më e rëndësishme për furnizimin global me naftë. Vetëm dje kanë qenë të bllokuara rreth 150 anije, ndërsa sot numri ka shkuar në 240 anije të bllokuara, dhe kjo flet shumë për seriozitetin e situatës”, ka thënë ai.
Sipas Gërxhaliut, këto zhvillime do të reflektohen drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të naftës dhe në përkeqësimin e kushteve ekonomike për vendet e vogla.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka paralajmëruar për pasojat ekonomike që mund të sjellë përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Kosova është veçanërisht e cenueshme për shkak të mungesës së rezervave shtetërore të energjisë.
Shahini tha se situata aktuale në Lindjen e Mesme po ç’rregullon tregjet në mbarë botën, ndërsa ndikimi në Kosovë pritet të jetë edhe më i ndjeshëm.
Po ashtu edhe përfaqësuesi i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), Besart Dreshaj ka vlerësuar se situata e tensionuar në Lindjen e Mesme përbën një shqetësim serioz global, me pasoja që shtrihen përtej aspektit politik dhe të sigurisë, duke prekur edhe ekonominë ndërkombëtare, përfshirë Kosovën.
Dreshaj ka paralajmëruar për paqëndrueshmëri të zinxhirit të furnizimit, e cila mund të ndikojë si në çmime, ashtu edhe në afatet e dorëzimit të mallrave.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se pasiguria e zgjatur globale mund të çojë edhe në rënie të besimit të investitorëve, duke e bërë më të vështirë tërheqjen e investimeve të reja në vend.

T� tjera
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
































