Propozimi për 21% rritje të çmimit të rrymës, ekspertët: Pasoja për familjet, bizneset dhe prodhimin
Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 30 January 2026
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar aplikimet fillestare të kompanive KESCO, KEDS dhe KOSTT për kostot dhe të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026.
KESCO kërkon një korrigjim mbi 49 milionë euro, ndërsa KEDS-i mbi 41 milionë euro, duke e çuar totalin mbi 90 milionë euro, që do të përkthehej në një rritje të mundshme të tarifave të energjisë afër 21%.
Pas këtij propozimi, reagimet nuk kanë vonuar.
Njohës të energjetikës dhe të ekonomisë kanë paralajmëruar se një rritje e tillë do të godasë familjet, bizneset dhe sektorin e prodhimit, duke kërkuar analizë të gjithë sektorit energjetik për të mbrojtur konsumatorët.
Vezir Rexhepi, njohës i fushës së energjisë, ka paralajmëruar se çdo rritje e mëtejme e çmimit të energjisë elektrike do të godasë rëndë familjet, dhe bizneset.
“Duke pasur parasysh aktualitetin ekonomik gjendjen sociale dhe trendët ekonomike, rritja e mëtejme e çmimit të energjisë elektrike edhe më shumë godet amvisërinë, ekonomitë familjare, bizneset, shërbimet si dhe sektorin e prodhimtarisë”, shprehet ai.
Ai deklaron se duke marrë parasysh kontratat e KESCO-s me KEK-un, që përbëjnë rreth 80% të energjisë totale të furnizuar nga KESCO, është e nevojshme një analizë e detajuar.
“Bazuar edhe në kontratat e KESCO-s me KEK-un për blerje të energjisë, që përbën rreth 80% të energjisë totale nga KESCO konsideroj që duhet analizuar mirë tërë sektorët energjetik, KESCO, KOSTT, KEK e KEDS ashtu që konsumatorët të kenë energji pa rritje të çmimit të saj”, thotë Rexhepi për Front Online-n.
Ish-ministri i Tregtisë kundër rritjes 21% të rrymës: Barra përfundimtare bie mbi qytetarët.
Ish-ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Ismet Mulaj, ka folur ndaj paralajmërimit të KESCO-s për një rritje të mundshme prej 21 për qind të çmimit të energjisë elektrike.
Ai ka deklaruar se energjia është nevojë bazike dhe çdo shtrenjtim ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.
Sipas Mulajt, një rritje kaq e lartë do të kishte efekt zinxhir në shpenzimet familjare.
“Energjia elektrike është nevojë bazike dhe çdo rritje ka efekt zinxhir në shpenzimet familjare dhe në çmimet e produkteve e shërbimeve. Një rritje kaq e lartë vështirë se mund të justifikohet pa u shteruar më parë të gjitha mundësitë për rritje të efikasitetit, ulje të humbjeve, menaxhim më të mirë të kostove dhe mbështetje nga institucionet shtetërore”, u shpreh Mulaj.
Ai ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji që ta trajtojë këtë propozim me kujdes maksimal.
“ZRRE-ja duhet ta trajtojë këtë propozim me kujdes maksimal dhe në interes të publikut, duke siguruar transparencë të plotë dhe duke mbrojtur konsumatorin. Rritjet e tilla të larta nuk duhet të jenë zgjidhja e parë, sepse barra përfundimtare bie gjithmonë mbi qytetarin”, deklaroi Mulaj.
Eksperti i ekonomisë për çmimet e rrymës: Familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët do të preken.
Lulzim Beqiri, njohës i çështjeve ekonomike në një deklaratë dhënë “Front Online” ka kritikuar propozimin e KEDS-it për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 21%, duke e cilësuar si një goditje të rëndë për ekonominë e qytetarëve.
“Propozimi i KEDS-it për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21% përbën një goditje të rëndë për ekonominë e qytetarëve dhe veçanërisht për grupet më të cenueshme të shoqërisë. Në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm dhe të ardhurat e shumicës së familjeve nuk po e ndjekin këtë ritëm”, tha Beqiri.
Beqiri shprehet se energjia elektrike është një shërbim esencial dhe çdo vendim për rritje duhet të merret duke respektuar interesin publik.
“Familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe bizneset e vogla do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë shpenzimet bazike. Energjia elektrike është një shërbim esencial dhe çdo vendim për rritje çmimi duhet të marrë parasysh interesin publik, transparencën dhe mbrojtjen e qytetarëve, e jo vetëm fitimin e kompanive energjetike”, ka deklaruar Beqiri për Front Online-n.
Lulzim Syla për rritjen e çmimit të rrymës: ZRRE-ja duhet të jetë transparente ndaj qytetarëve.
Njohës i çështjeve të energjisë, Lulzim Syla, ka reaguar ndaj paralajmërimit të KESCO-s për një rritje të mundshme prej 21% të çmimit të energjisë elektrike.
Ai shprehet se kjo është vetëm një kërkesë nga kompania dhe nuk do të thotë që rritja do të ndodhë domosdoshmërisht.
“Pavarësisht deklarimeve të KESCO-s për një propozim të tillë prej 21% rritje të çmimit kjo nuk do të thotë që me patjetër duhet të ndodh një rritje e tillë sepse kjo është një kërkesë prej njërit nga kompanitë që e bënë furnizimin e energjisë elektrike”, ka thënë ai.
Syla ka kërkuar që ZRRE-ja të tregojë më shumë transparencë.
“Si rezultat i problemeve që ka ndodhë në vitet e kaluara me çështjen e rritjes së rrymës ZRrE duhet të jetë shumë më transparente në zbërthimin dhe qëndrimin e çfarëdo ndryshimi te qytetaret dhe bizneset”, shprehet Syla.

T� tjera
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për vra*sjen e Arlinda Zekajt gjenden ar*më, 153 fish*ekë, disa karikatorë dhe një sëpatë
Në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. ...
-
Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarë...
-
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sul*moi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Vëllai e bën për spital motrën në Ranillug
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt – sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tj...
-
Dy raste të dhun*ës në familje në Rahovec dhe Gjakovë vetëm për 24 orë
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të ndodhura...
-
Dy ditë pas vr*asjes së Arlinda Zekajt, i dyshuari Albert Sylaj ende në arrati
Të dielën mbrëma, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i ...


































