Inflacioni në Kosovë: 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro
Autori: Gazeta inFokus
11:21 | 16 December 2025
Inflacioni po gërryen fuqinë blerëse në Kosovë: 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro.
Kështu e përshkruan ekonomisti Edison Jakurti realitetin ekonomik të Kosovës të viteve të fundit.
Ish-zëvendësministri në qeverinë Kurti I dhe doktoranti i ekonomisë, Edison Jakurti, ka nxjerr të dhënat mbi rënien drastike të fuqisë blerëse në Kosovë, duke ilustruar përmes shifrave se si inflacioni ka zhvlerësuar paranë e qytetarëve në vitet e fundit.
Sipas ekspertit të ekonomisë, ndonëse në letër 100 euro mbeten gjithmonë 100 euro, rritja e çmimeve ka bërë që vlera e tyre reale të bjerë ndjeshëm.
Viti 2014: Me 100 eurot e vitit 2019, mund të blinim mallra e shërbime që vlejnë 105 euro.
Viti 2025: 100 eurot e vitit 2019, sot kanë fuqinë blerëse të vetëm 78 eurove.
“Në vitin 2025, 100 eurot e vitit 2019 vlejnë vetëm 78 euro. Ai ka thënë se atë që në vitin 2019 e blinim me 100 euro, në vitin 2025 na kushton rreth 128 euro”
Sipas tij inflacioni e ka gërryer ndjeshëm fuqinë blerëse në Kosovë këto 3 – 4 vjetët e fundit.
“Në vitin 2014, me 100 euro të vitit 2019 do të mund të blinim mallra e shërbime në vlerë rreth 105 euro. Në vitin 2025, 100 euro e 2019 vlen vetëm 78 euro. Atë që në vitin 2019 e blinim me 100 euro, në vitin 2025 na kushton rreth 128 euro”.
Çmimet e produkteve “Made in Kosova”, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovë (ASK) të puublikuara në fund të nëntorit, janë rritur për 5.5 për qind gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas ASK-së rritje më e madhe e çmimeve është shënuar te veprimtaritë ekonomike të prodhimit të mjeteve motorike – prej 23 për qind, të energjisë elektrike (20.8 për qind) dhe të prodhimit të tekstilit (14.2 për qind).
Krahas këtyre, në ASK i kanë numëruar edhe produktet e tjera, çmimi i të cilave është rritur në krahasim me tremujorin e tretë të 2024-s.
“Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike u rrit për 8.1%, prodhimi i veshjeve 7.9%, prodhimi i mobilieve 7.8%, shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara 7.0%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (produkte ose aktivitete prodhuese që nuk hyjnë në ndonjë kategori të veçantë të klasifikimit v.j.) 5.1%, prodhimi i pajisjeve elektrike 5.0%, grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 5.0%, përpunimi i produkteve ushqimore 3.1%, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës 2.9%, prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse 0.9%, prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.4%, prodhimi i produkteve kimike 0.1%”./Monitor/


T� tjera
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për vra*sjen e Arlinda Zekajt gjenden ar*më, 153 fish*ekë, disa karikatorë dhe një sëpatë
Në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. ...
-
Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarë...































