Ekonomi

OEK dorëzon kallëzim penal ndaj Bordit të ZRRE-së për dëmtim të bizneseve: Cenuan interesin ekonomik publik

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 08 December 2025

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për dyshime të bazuara për kryerje të disa veprave penale.

Sipas OEK-ut, anëtarët e Bordit të ZRRE-së dyshohen për “mos-ekzekutimin e vendimit gjyqësor, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje të detyrimit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe cenim të interesit ekonomik publik”.

“Ky veprim pason kërkesën e OEK-së drejtuar Bordit të ZRRE-së për reflektim dhe fillimin e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me qëllim kthimin e bizneseve të nxjerra me dhunë në tregun e lirë me çmimet e rregulluara. Megjithatë, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të injorojë dhe keqinterpretojë këtë aktgjykim, duke dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Kosovës, me fatura energjetike më të lartat në historinë e Republikës”, thuhet në reagimin e OEK-ut.

-Advertisement-

OEK thekson se kallëzimi penal mbështetet në aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Supreme, dokumentet dhe komunikatat zyrtare të ZRRE-së, si dhe materialet që, sipas tyre, dëshmojnë dëmin ekonomik të shkaktuar.

“OEK mbetet e vendosur në misionin e saj për të mbrojtur interesat e biznesit dhe qytetarëve në Kosovë”, përfundon njoftimi./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy