OEK paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRRE-së pas “keqinterpretimit” të vendimit të Supremes
Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 01 December 2025
Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për mënyrën se si Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka keqinterpretuar publikisht Aktgjykimin e Gjykatës Supreme në lëndën P.A.nr.18/2025, duke tentuar të zbehë efektin e tij juridik.
Ky vendim, siç thuhet, është i formës së prerë, i pakontestueshëm dhe i detyrueshëm për zbatim të menjëhershëm.
Gjykata Supreme ka konstatuar qartësisht se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është zbatuar në kundërshtim me ligjin, pa analizë konkurrence, pa konsultime publike dhe jashtë kompetencave ligjore të rregullatorit. Vendimi shfuqizon dispozitat kyçe të udhëzuesve për liberalizim dhe konstaton pavlefshmërinë e aktit njoftues.
Megjithatë, komunikata e ZRRE-së e datës 18.11.2025 tenton ta relativizojë këtë vendim, duke krijuar pasiguri të re ligjore dhe duke ekspozuar bizneset ndaj rreziqeve ekonomike dhe dëmeve të mëtejshme.
OEK thekson se: Vendimi i Gjykatës Supreme është i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion publik.
Asnjë organ administrativ nuk mund ta interpretojë ose ta zbehë efektin juridik të këtij vendimi.
Çdo veprim i bazuar në aktet e shfuqizuara bie ndesh me rendin juridik të Republikës së Kosovës.
Bizneset janë dëmtuar rëndë nga një proces i liberalizimit që tashmë është konfirmuar si i paligjshëm.
Rritja e çmimit të energjisë, kontratat e imponuara, depozitat e pajustifikuara dhe rënia e konkurrueshmërisë ekonomike janë pasoja direkte të kësaj shkeljeje ligjore.
OEK ka kërkuar nga ZRrE, që brenda 5 ditësh kalendarikë, të ndërmarrë këto hapa:
Të publikojë një komunikatë të re dhe të korrigjuar mbi vendimin e Gjykatës Supreme.Të ndalojë çdo interpretim të pasaktë të vendimit.Të rikthejë bizneset e prekura në Shërbimin Universal.Të rillogarisë faturat e periudhës së liberalizimit të paligjshëm.Të zbatojë në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme.
Në rast se brenda afatit nuk ka veprime konkrete, OEK, thotë se do të depozitojë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bordit të ZRRE-së, si përgjegjës për pengimin e zbatimit të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës. Llogaridhënia ligjore nuk do të neglizhohet.
Të njëjtit kanë treguar arsyet e tyre pse duhet zbatim urgjent.
Mospërmbushja e vendimit dëmton seriozisht:
konkurrueshmërinë e bizneseve vendore,besueshmërinë e investitorëve,stabilitetin ekonomik,sigurinë juridike në sektorin energjetik,imazhin e vendit si destinacion për investime.
Procesi i paligjshëm i deritanishëm ka krijuar kosto të larta operative, ka cenuar planifikimin financiar dhe ka pamundësuar investime të reja, duke rrezikuar mijëra vende pune dhe duke dëmtuar strukturën ekonomike të vendit.
Oke ka dhënë edhe një mesazh për komunitetin e bizneseve, duke garantuar se:
do të vazhdojë mbrojtjen juridike të bizneseve të prekura,do të përdorë të gjitha instrumentet ligjore brenda dhe jashtë sistemit administrativ,nuk do të lejojë që vendimet e formës së prerë të injorohen,do të punojë në funksion të rikthimit të sigurisë juridike dhe stabilitetit ekonomik në sektorin energjetik.
“Shteti ligjor funksionon vetëm kur vendimet e gjykatave zbatohen.
Asnjë institucion nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.
OEK mbetet e vendosur në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve dhe të rendit juridik të Republikës së Kosovës”.

T� tjera
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...
-
Nagavci inicion komision hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Arberie Nagavci ka bërë të ditur se kanë iniciuar themelimin e një komisioni ...
-
Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universita...
-
Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të n...
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...


































