Rozë

Egli Tako ‘e ashpër’ pas thashethemeve: Shihemi në gjyq

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 20 November 2025

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka reaguar ashpër pas lajmeve dhe thashethemeve që qarkulluan gjatë ditës së sotme, duke e lidhur atë me biznesmenin e njohur Endri Topalli.

Lajmet shkaktuan bujë në rrjet, duke detyruar ish-banoren të ndërpresë heshtjen dhe të japë një përgjigje të prerë.

Egli zgjodhi platformën e saj në Instagram për të reaguar, duke shkruar vetëm dy fjalë të forta dhe paralajmëruese:

-Advertisement-

“Shihemi në gjyq!”

Reagimi i saj vjen në një kohë kur Egli ka qenë gjithmonë në fokusin e mediave rozë pas eksperiencës së saj në shtëpinë e BBVA. Me këtë postim, ajo tregon se është e vendosur të mbrojë privatësinë dhe reputacionin e saj nga spekulimet, duke lënë të kuptohet se është e gatshme të ndërmarrë hapa ligjorë kundër atyre që shpërndajnë lajme të pavërteta.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy