Fokusi në Komuna

Dakaj: Shtylla e parë që ka goditur Albin Kurti është shoqëria civile

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 07 Nëntor 2025

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka folur në emisionin “Fokusi n’Komuna” për mënyrën se si është karakterizuar fushata e fundit dhe për veprimet e qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Dakaj ka theksuar se në vend janë normalizuar disa veprime politike që mund të kenë pasoja në të ardhmen.

“E kanë normalizu këto veprime dhe kanë pasoja në të ardhmen. Veç kur të vjen dikush pas tyne, çka kanë me ba? Që sa vjet i përcjellim këto parti politike, ndonjëherë ju vjen turp për veprimet që i kanë bo. Dilke kryeministri e mbrojke Nagip Krasniqin  kjo e ka prodhu këtë efekt që ndoshta qytetari nuk është tu e kuptu,” ka deklaruar Dakaj.

-Advertisement-

Ai shtoi se shoqëria civile ka qenë e para që ka goditur Albin Kurti

“shtylla e parë që ka goditë Albin Kurti  është shoqëria civile. Nganjëherë po më duket që, pikërisht këta që e the ti, krejt veprimet e qeverisjes Kurti po thoni i kanë bo edhe në të kaluarën. Kur na dëgjojnë qytetarët, shumë njerëz thonë ‘edhe ata tjerët kanë vjedh’,” u shpreh Dakaj.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy