Ekonomi

Rafuna ngre alarmin: Kosova mund t’i humbasë milionat e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 17 October 2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se Kosova mund të humbasë mjetet e parapara nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për shkak të vonesave në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Rafuna tha se Kosova ka ngecur seriozisht në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe tashmë është barazuar me Bosnjë e Hercegovinën, e cila është e bllokuar nga Republika Serbe. Ndërsa, sipas tij, “Kosova e ka bllokuar vetveten”.

“Është shumë shqetësuese që jemi barazuar me Bosnjën. Kosova s’ka arritur të ratifikojë marrëveshjen që kërkohet nga Plani i Rritjes, prandaj nuk kemi marrë as parafinancimin prej 63 milionë eurosh. Vetëm dy shtete nuk e kanë marrë: Bosnja dhe Kosova. Dje Shqipëria mori afro 100 milionë euro, ashtu si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa ne kemi ngecur. Nëse nuk veprojmë shpejt, këto mjete do të kalojnë në vendet tjera,” theksoi Rafuna, në një deklaratë për RTV21.

-Advertisement-

Ai bëri thirrje që institucionet të reagojnë urgjentisht dhe të trajtojnë me seriozitet këtë proces, duke theksuar se fondet e BE-së nuk do të presin pafund derisa Kosova të miratojë marrëveshjen në Kuvend.

Një ditë më parë, Komisioni Evropian ka disbursuar fonde të reja për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kosova, megjithatë, nuk është përfshirë në këtë rund për shkak të mosratifikimit të marrëveshjes.

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte kërkuar që institucionet e reja të formohen sa më shpejt, në mënyrë që edhe Kosova të fillojë të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy