Rozë

Raportohet se ora e shumëpërfolur e Mozzik del të jetë false

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 September 2025

Ora e shumëpërfolur e Mozzik nga marka “Richard Mille” del të jetë false.

Kështu raporton ATV, bazuar në burimet e veta.

Reperi Mozzik u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi që iu gjetën dy ora luksoze. Dogana e Kosovës menjëherë pas rastit, kishte lëshuar një deklaratë ku e sqaronte rastin.

-Advertisement-

Në njoftim u tha se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër.

Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro.

Sipas njoftimit, “duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.”

Gazeta Infokus ka kontaktuar Mozzik për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje, por reperi nuk i është përgjigjur telefonatës.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy