Lajme

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë, viktima gratë

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 17 Shtator 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Në të gjitha këto raste viktima janë gratë, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti i parë ka ndodhur në Podujevë ku sipas policisë një grua ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari gjendet në arrati.

-Advertisement-

“Podujevë 15.09.2025 – 14:00. Viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Raportohet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole. I dyshuari gjendet në arrati” , thuhet në raportin e Policisë .

Kurse në Graqanicë një grua ka raportuar se ka pasur dhunë nga djali.Ppas vendimit të prokurorit ai është arrestuar.

“Graqanicë 11-16.09.2025 – 12:00. Më 16.09.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar qe një kohë është duke ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, kanë deklaruar nga policia.

Një burrë është arrestuar për dhunë psikike ndaj gruas së tij, pas hetimit të rastitit është liruar me procedurë të rregullt .

“Fushë Kosovë 16.09.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i ka shkaktuar dhunë psikike gruas së tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë .

Në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij .

“Pejë 15.09.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë .

Ndryshe nga rastet më lartë, në Vushtrri një grua pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj, pas vendimit të prokurorisë e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri 16.09.2025 – 20:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Rastet e dhunës në familje na përcjellin gjatë gjithë kohës, dhe nuk janë të pakta./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy