Lajme

Përurohet në Prishtinë renovimi i banesave sociale, 90% e financuar nga BE-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 15 Gusht 2025

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka përuruar sot renovimin e katër ndërtesave sociale shumë-banesore në Komunën e Prishtinës, në kuadër të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se nga ky projekt kanë përfituar 200 familje, me gjithsej 790 banorë, me një investim prej 1.24 milionë eurosh, nga të cilat 90% janë financuar nga Bashkimi Evropian.
“Sot në Prishtinë po inaugurojmë renovimin e 4 banesave sociale. Pas përfundimit të punimeve, banorët do të kenë dimra më të ngrohtë dhe më të sigurt. Investimi përfshin izolimin e kulmeve dhe mureve, ndërrimin e dyerve e dritareve, si dhe instalimin e sistemeve të reja të ngrohjes dhe masave të sigurisë. Ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë prej 6 milionë euro, që përfshin 28 ndërtesa sociale në 13 komuna, me gjithsej 889 familje. Në mandatin e ardhshëm synojmë renovimin e 400 objekteve në gjithë Kosovën”, theksoi Kurti.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se këto katër ndërtesa janë pjesë e një grupi prej 28 objektet të ngjashme në gjithë vendin, shumica e të cilave pritet të përfundojnë para dimrit. “Kjo është pjesë e një pako më të madhe prej 75 milionë eurosh të përfituar nga BE-ja”, tha ajo.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë tha se vetëm për dy ndërtesa sociale në Prishtinë janë investuar rreth 650 mijë euro, me 90% financim nga BE-ja dhe 10% nga Komuna e Prishtinës. Sipas tij, projekti ka mundësuar izolim termik, dritare të reja me efiçiencë energjetike, ndriçim të përmirësuar, hapësira të rinovuara të përbashkëta dhe zëvendësim të derës hyrëse.
“Jam i lumtur që paketa e mbështetjes energjetike po mundëson investime kaq të rëndësishme, duke përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve dhe njëkohësisht duke avancuar tranzicionin energjetik të Kosovës”, tha Bianciardi./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy