Lajme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhër gjykate, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 15 Gusht 2025

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të befasishëm në pjesën veriore të Prishtinës, ku ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër gjykate për vepra të rënda penale.

I arrestuari, K.D., 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ishte në kërkim për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Operacioni u zhvillua nga njësitet e STP Veriut, në kuadër të aksioneve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e personave të dyshuar apo të dënuar për vepra penale.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit të rastit, K.D. është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy