Lajme

Abdixhiku: Vetëvendosjes t’i merret e drejta meqë për 30 ditë s’e përdori, t’i kalojë dikujt tjetër

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 23 Korrik 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në rast se partia fituese nuk arrin të konstituojë Kuvendin brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, atëherë kjo e drejtë duhet t’i kalojë një subjekti tjetër.

“Nëse i pari për 30 ditë s’arrin ta përmbushë këtë të drejtë, do të ishte e logjikshme, sikurse në rastin e formimit të Qeverisë, që dikush tjetër të provojë të bëjë një gjë të tillë. Pra, t’i humbet edhe e drejta,” tha Abdixhiku.

Ai theksoi se institucionet mund të krijohen vetëm përmes marrëveshjes politike, dhe kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ai, mungesë vullneti për marrëveshje.

-Advertisement-

“Mirëserdhët në demokraci. Kështu bëhen institucionet – me marrëveshje politike. I pari nuk ka dashur marrëveshje, ka shkuar në një proces jokushtetues votimi, dhe i ka humbur 30 ditë. Tani i takon Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë se çfarë ndodh më tej,” u shpreh ai.

Abdixhiku shtoi se LDK po ofron një mendim të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës: nëse partia e parë nuk arrin të krijojë institucionet, atëherë duhet të lejohet dikush tjetër ta marrë këtë përgjegjësi, për të shmangur zvarritjen dhe krizën institucionale./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy