Muja pretendon se PDK, LDK dhe gjyqtarët po orkestrojnë arrestimin e ministrave në detyrë
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 17 Korrik 2025
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka akuzuar publikisht Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për, siç tha ai, një koordinim të drejtpërdrejtë me sistemin e drejtësisë për të ndikuar në arrestimin e ministrave të Qeverisë Kurti.
Në një postim në Facebook, Muja pretendon se ekziston një skenar politik i mirëorkestruar nga opozita, në të cilin LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa “gjyqtarët e PDK-së”, siç i quan ai, marrin vendime që çojnë në veprime të njëanshme kundër zyrtarëve qeveritarë.
“Nga konferenca e djeshme e PDK-së dhe LDK-së u kuptua qartë: ka koordinim dhe orkestrim politik për arrestimin e ministrave tanë. LDK, si gjithmonë, mbetet vegël e PDK-së. Jemi përpjekur t’i largojmë nga kjo rrugë, por janë të pandashëm,” shkruan Muja.
Ai e cilësoi këtë qasje si përpjekje për të rikthyer pushtetin në tavolinë, e jo nëpërmjet vullnetit të qytetarëve.
“Skenari i njohur: LDK dorëzon kallëzime penale, ndërsa gjyqtarët e PDK-së nxjerrin vendime dhe urdhëra. Këta duan të rikthehen në pushtet përmes gjykatave, jo përmes qytetarëve. Por kjo nuk do të ndodhë!” shtoi ai.
Muja gjithashtu kritikoi bllokadën e fundit në Kuvend, duke e lidhur me këtë strategji politike dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të reja.
“Nëse nuk duan Kuvendin, atëherë le të shkojmë në zgjedhje! Mjaft është mjaft. Le të vendosin qytetarët për përbërjen e re të Kuvendit,” përfundoi deputeti i Vetëvendosjes./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...





























