“I ka ardhë koha”, avokati Koci thërret për protestë masive para Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 09 July 2025
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për protestë masive dhe paqësore përballë Kuvendit të Kosovës, nëse edhe pas përpjekjes së 50-të dështon konstituimi i legjislaturës së re.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka paralajmëruar mbajtjen e protestës ditën e diel, më 20 korrik, me një kërkesë të vetme: funksionalizimin e institucioneve dhe përfundimin e bllokadës politike, shkruan Gazeta Infokus.
“Protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, me një kërkesë të qartë: Të funksionojnë institucionet. Të marrë fund bllokada. Kjo çështje na përket të gjithëve. Qytetaria aktive është e domosdoshme,” ka shkruar Koci.
Si formë simbolike për të matur përkrahjen, Koci ka kërkuar 10 mijë pëlqime në postimin e tij, duke shtuar se në mungesë të tyre, protestën do ta mbajë edhe i vetëm.
“Si shenjë që e kam përkrahjen tuaj, më duhen të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim. Nëse nuk i kam – protestën e vazhdoj i vetëm.”
Koci theksoi se do ta njoftojë zyrtarisht Policinë për protestën, siç kërkohet me ligj, prandaj i duhet të dijë me kohë nëse do të ketë përkrahje nga qytetarët.
“Sipas ligjit, protesta duhet të njoftohet paraprakisht në polici. Prandaj, më duhet ta di me kohë: A do të dal vetëm – apo bashkë me qytetarë të tjerë?”
Dështimi i vazhdueshëm për të konstituuar Kuvendin ka shkaktuar zhgënjim dhe zemërim të madh në opinionin publik, ndërsa thirrjet për veprim qytetar po rriten dita-ditës.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































