Bajrami: VV e ka reduktuar paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “Mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”
Autori: Gazeta inFokus
12:20 | 19 May 2025
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e saj ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe paaftësi për të konstituuar institucionet, shkruan Gazeta Infokus.
“LVV e ka reduktuar paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik – mbledhjen e deputetëve çdo 48 orë. Rregullorja e Kuvendit e përcakton këtë afat si mekanizëm për të përshpejtuar procesin e konstituimit, jo për ta zvarritur,” ka deklaruar Bajrami.
Sipas saj, për Lëvizjen Vetëvendosje nuk përbën problem mungesa e një Kuvendi funksional, një Qeverie legjitime apo bllokimi i projekteve dhe humbja e qindra milionë eurove në donacione – por problemi kryesor për ta është angazhimi për t’u paraqitur çdo 48 orë në Kuvend.
Ajo shtoi se në këtë situatë të jashtëzakonshme, ndërprerjet e seancës konstituive nuk do të duhej të zgjatnin më shumë se 10 minuta, duke bërë thirrje për veprim të menjëhershëm.
“LVV, si partia e parë, nuk ka vetëm obligime ndaj partive të tjera, por një përgjegjësi madhore ndaj qytetarëve: t’u japë institucione funksionale, ose të pranojë publikisht se nuk është e aftë për bashkëpunim dhe qeverisje, e t’i hapë rrugë zgjidhjeve të tjera. Ata kanë ikur nga përgjegjësia gjatë gjithë mandatit të kaluar dhe tani po vazhdojnë të bllokojnë çdo përpjekje për stabilitet. Kjo nuk është politikë – është papërgjegjësi,” ka theksuar Bajrami.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























