Sunny Hill 2025: Dua Lipa, Shawn Mendes, Anyma, Peggy Gou, Mochakk, Fatboy Slim dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën!
Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 18 May 2025
Ky edicion i festivalit pritet të jetë më i madhi ndonjëherë. Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë!
Prishtinë 16 maj – Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e turnet të albumimit “Radical Optimism” tani është edhe Prishtina.
Pas Dua Lipës, në skenën C4, do të performojë Fatboy Slim – legjenda e muzikës elektronike dhe fituesi i 6 MTV Video Music Awards. Me energjinë e tij, ai do të sjell argëtim deri në orët e para të mëngjesit.
Më 2 gusht, për herë të parë në Kosovë vjen ylli botëror Shawn Mendes! Fitues i “MTV Europe Music Awards” dhe me një prej zërave më të njohur të pop-it botëror, ka mbushur arena si “O2” në Londër e “Madison Square Garden” në Nju Jork. Performanca e tij në “Rock in Rio” përpara mbi 100 mijë vetave është vetëm një shembull i magjisë që Shawn Mendes sjell në skenë.
Po atë natë, në C4, do të performojë Mochakk, DJ-i brazilian që po pushton botën me stilin funky e ekspresiv. Nga “Coachella” në “Primavera Sound”, ai është renditur vitin e kaluar në Top 100 DJ me të mirë të botës.
Natën e fundit, skena kryesore i takon performancës audiovizuale nga Anyma – projekti solo i Matteo Milleri. Një përvojë e re e muzikës elektronike që veçohet për kombinimin me artin vizual duke tejkaluar kufijtë e zakonshëm e një performance.
Ndërsa në C4, festivali përmbyllet me sensacionin global Peggy Gou, DJ dhe producente e superhitit “(It Goes Like) Nanana” dhe shumë hiteve tjera. https://www.instagram.com/p/
Por nuk mbaron me kaq!
Në line-up janë edhe: Artssassin, Bookie, Deezy, që sjellin ritmin urban, Sainté dhe Sienna Spiro, zëra të freskët të hip-hop/alt-pop, Skream, pionier i dubstep-it, Sugar Rush e Tommy Gold, me sete energjike dhe TSHA, që ka ndezur skenat e “Glastonbury” e “Lost Village”. S’duhet humbur as Mygal B2B Edgar Kerri – dyshja me performancë të përbashkët me një nga setet më energjike të këtij edicioni.
Edhe më shumë emra të mëdhenj janë në listë si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina dhe Zwada, mes tjerëve.
Bëhu pjesë e Festivalit që është në mesin e 10 më të mirëve në Evropë dhe njëri ndër 25 festivalet më të mira të vitit, të cilat nuk duhet humbur.

T� tjera
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...
-
B.M., ndalohet për “mashtrim”, dyshohet se ka vënë në lajthitje të dëmtuarit shtetas të Norvegjisë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se në...
-
Miftaraj: Kosova po blen mbi 2 milionë euro rrymë në ditë, qindra miliona shkojnë në duart e oligarkëve
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj,...
-
Mungesa e uniformave – pas raportimit të Infokus, IPK rekomandon suspendimin e drejtorit të Prokurimit të Policisë
Pas raportimeve të Gazetës Infokus për mungesën e uniformave për kadetët e ri...
-
Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot drejtorit të Përgjithshëm...





























