Vjosa Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit, Presidenca: Po i presim konfirmimet
Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 12 Maj 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të enjten, në përpjekje për të tejkaluar bllokadën politike të krijuar pas dështimit për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se nga data 15 maj do të nisin konsultat e para me përfaqësuesit politikë.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, deklaroi Kupina.
Sipas tij, Presidentja ka qenë e gatshme për një angazhim të tillë që nga muaji prill, por vetëm së fundmi ka pranuar kërkesa zyrtare nga disa parti.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehur gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, për t’i takuar liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar takim të përbashkët, Kabineti i Presidentes është duke kontaktuar partitë për të gjetur kohën e përshtatshme për një takim gjithëpërfshirës”, shtoi Kupina.
Ngërçi institucional vazhdon prej 15 prillit, kur ka nisur seanca konstituive e Kuvendit, por Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në pozitën e Kryetares së Kuvendit.
Opozita e ka cilësuar kandidaturën e Haxhiut si përçarëse dhe i ka kërkuar VV-së të propozojë një emër të ri për të tejkaluar situatën e bllokadës.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































