Lajme

Muharremi i ashpër me LVV-në: Nuk keni me ia dalë me i frikësu e me i heshtë gazetarët, nuk kemi me ju lanë, kurrë!

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 05 Maj 2025

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër pas sulmit që sot iu bë gazetarit, Adriatik Kelmendi nga koordinatorja e komisioneve në Vetëvendosje, Dejona Mihali, shkruan Gazeta Infokus.

Muharremi ka thënë se sapo ka dalë raporti që tregonte se liria e mediave është ne fund të pusit, në vend që të ketë reflektim nga LVV-ja, ndodhë e kundërta.

Ai ka shtuar duke iud rejtuar VV-së:

-Advertisement-

“Nuk kemi me ju lënë me e degradu Kosovën për me mbajt pushtetin me çdo kusht. Kritika nuk është armik, po mik i demokracisë. Me i lidh gazetarët me ‘Serbinë’ vetëm pse nuk të pëlqen e vërteta, kjo është forma ma e ulët dhe ma e ndyrë e lincimit. Tentim i pastër me i frikësu njerëzit që me heshtë. Po nuk keni me ia dalë. Kurrë.”

Ndërsa Adriatik Kelmendi tashmë ka reaguar ndaj tendencës për këtë lincim publik dhe ka parlajmëruar padi ndaj Dejoha Mihalit duke e quajtur edhe “e bija e grekut”.

Dejona Mihali i gjuhet Adritik Kelmendit

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy