Shtrenjtohet edhe qumështi, vezët dhe mjalti për kaq pëqind në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
16:19 | 05 Maj 2025
Çmimet e produkteve blegtorale si qumështi, vezët dhe mjalta kanë shënuar një rritje prej 4.7% në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj të fundit mbi indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore.
Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore është rritur për 2.9% në TM1 2025, krahasuar me periudhën përkatëse të vitit 2024.
Ndërkohë, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka shënuar një rritje më të lehtë, prej 0.6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
ASK sqaron se të dhënat për çmimet e prodhimeve bujqësore bazohen në dy kategori kryesore: prodhimet bimore dhe ato blegtorale.
Në kategorinë e prodhimeve bimore përfshihen çmimet e grumbulluara për: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
Në kategorinë e prodhimeve blegtorale përfshihen: gjedhët, delet, derrat dhe pulat – ku çmimet janë llogaritur bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.
Ndërsa për prodhimet si qumështi, vezët dhe mjalta, çmimet janë mbledhur në njësi të matshme si kilogram, litër dhe copë, dhe janë paraqitur në vlerë Euro.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...



































